Ramush Haradinaj jep dorëheqje nga mandati i deputetit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se dorëhiqet nga mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës.Ja arsyetimi i Haradinajt për këtë veprim:

Duke e parë se Kuvendi i Kosovës, është shndërruar në një institucion për mbulesën e shkeljeve kushtetuese që i ka bërë qeveria; duke e parë se Kuvendi është shndërruar në një vend ku deputetët me urdhër politik, tërhiqen zvarrë nga policia; dhe duke e parë përjashtimin arbitrar të deputetëve të Opozitës nga Kuvendi, jap dorëheqje të parevokueshme nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në mandatin tim prej deputeti, jam munduar që të ngre shqetësimet e mia serioze për çështje me interes për vendin, duke përfshire edhe gabimet që po bëhëshin me nënshkrimin e dy marrëveshjeve kontestuese, Demarkacionin dhe Asociacionin, por jam injoruar nga uzurpatorët e pushtetit e të Kuvendit.

Pikërisht si rezultat i një injorimi të tillë dhe e një papërgjegjësie ekstreme të pushtetarëve të këtij vendi, e vetmja rrugë veprimi e imja si deputet, kishte mbetur logjika e kundërshtimit me gaz.

Pas ditës së sotme ndërkaq, konsideroj se Kuvendi i Republikës së Kosovës, nuk është më një institucion demokratik dhe rrjedhimisht unë nuk e shoh vetën më pjesë të kësaj legjislature. /Telegrafi/

Artikulli paraprakKopertina e zemërimit: “Përdhunimi islamik i Europës”
Artikulli vijuesSerbia mbyll kufirin me Maqedoninë