Raporti i “Freedom House” lavdëron qeverisjen në Komunën e Prishtinës

Raporti i Organizatës për të drejta të njeriut, demokraci dhe liri politike “Freedom House”, në raportin e saj për Kosovën e lavdëron qeverisjen në Komunën e Prishtinës dhe punën e kryetarit, Shpend Ahmeti, si dhe tregon për pengesat nga Qeveria, me të cilat ballafaqohet Komuna e Prishtinës.
Në raport thuhet se ballafaqimet në mes të pushtetit qendror dhe atij lokal janë shfaqur në lidhje me të drejtën që komunat të themelojnë ndërmarrje publike. Iniciativa e Komunës së Prishtinës që të themelojë ndërmarrjen publike për menaxhimin e parkingjeve është ndaluar nga Ministria e Administratës dhe e Pushtetit Lokal, për shkak të paqartësive në dispozita ligjore.

Kontesti mund të jetë për shkak të fërkimeve politike, sepse Vetëvendosje qeveris me Komunën e Prishtinës, por është në opozitë në Kuvendin Komunal.
Në raport më tutje thuhet se një hulumtim gjithëpërfshirës i institutit GAP, tregon se kryetarët e tanishëm të komunave demonstrojnë një transparence të përmirësuar të qeverisjeve locale edhe pse rezultatet dallojnë nga komuna në komunë. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka marrë lavdata të veçanta për transparencë dhe masa anti korrupsionit në nivelin lokal.
Edhe pse neni 13 i Kushtetutës parasheh status të veçantë për Prishtinën si kryeqytet i Kosovës, korniza ligjore mbetet e bllokuar dhe Prishtina vazhdon të ketë tretman të njejtë si komuna të tjera, thuhet në raport.

Artikulli paraprakGani Koci: Jam i gatshëm për Ministrinë e Drejtësisë
Artikulli vijuesATK gjobit Ilaz Zharkun, vëllain e ministrit të Infrastrukturës