Rashiq: Serbët kanë humbur me bojkotimin e institucioneve të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive Nenad Rashiq ka deklaruar se serbët nuk kanë fituar asgjë, por kanë humbur, për shkak të bojkotimit dymujor të Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës.
 
“Me bojkotin e Listës serbe nuk kem i fituar asgjë e me siguri e kemi humbur gjithë vitin 2015 pasi në fund të shkurtit e në fillim të marsit fillohet me alokimin e mjeteve për financimin e projekteve dhe tashmë kemi humbur kontrollimin e këtyre mjeteve meqë nuk mund t’i destinojmë ashtu siç ishte paraparë me projekte”, ka thënë për “blic” të Beogradit Nenad Rashiq
 
Rashiq, i cili është deputeti i vetëm serb që nuk e bojkoton punën e Parlamentit të Kosovës, ka thënë se dy ministritë që i takojnë bashkësisë serbe –Ministria për Komunitete e Kthim dhe ajo e Administratës lokale, po funksionojnë pa problem, transmeton Koha.net.
 
Ai ka sqaruar se zëvendësministrat, në mungesë të ministrave serbë që po bojkotojnë, kanë marrë tërë përgjegjësinë dhe të gjitha aktivitetet
 
Rashiq ka shtuar se deputetët e Listë serbe “do të humbin çdo kredibilitet nëse nuk votojnë për amendamentet që kanë të bëjnë me formimin Gjykatës Speciale duke përkujtuar se pa votën serbe kjo çështje nuk mund të kalojë në Kuvendin e Kosovës.kohaislame
Artikulli paraprakAnkthi serb për “Shqipërinë e madhe”
Artikulli vijuesRrihen pilotët, aeroplani ulet me emergjencë