Raundi i II për Presidentin të hënën

0
126

Raundi i dytë i votimit për Presidentin e ri të vendit do të zhvillohet më 4 qershor në orën 10:00. Vendimi u mor me 74 vota në Parlament, ndërsa 57 deputetët e opozitës votuan kundër.

Një ditë më parë, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti të miratonte me konsensus datën për raundin e dytë. Kryetarja e Parlamentit tha se në garë mbetet ende kandidati Xhezahir Zaganjori, mbetet në garë por shtoi se ka edhe emra të tjerë në rast se opozita jep dakordësinë e saj.

Deri më tani, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Zaganjori, është kandidati i vetëm që vjen nga mazhoranca qeverisëse, e mbështetur edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Mazhoranca i ka premtuar ish-ambasadorit shqiptar në Gjermani, se do të jetë në garë dhe se mund të marrë edhe votat e opozitës në dy raundet e ardhshme. Kjo figurë është konsideruar si jashtë politike nga kryeministri Sali Berisha dhe kreu i LSI-së, Meta, të cilët kërkuan edhe mbështetjen e opozitës për ta votuar.

Por, gjithçka pritet të mësohet gjatë së hënës së ardhshme dhe negociatat që pritet të zhvillohen gjatë këtyre ditëve. Ende nuk dihet nëse opozita do të jetë dakord me figurën e Zaganjorit, i paangazhuar në politikë dhe me një karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë dhe të diplomacisë, kritere të rëndësishme këto për kreun e Shtetit./zhurnal/kohaislame