Dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Serbi u vendos që Ivica Daçiq të jetë mandatar i ri për kryeministër. Kreu i socialistëve ishte dikur bashkëpuntor i ngushtë i Sllobodan Millosheviqit.
Karriera politike e Ivica Daçiqit ka filluar heret: në vitin 1990, në moshën 24 vjeçare ai u bë kryetar i socialistëve të rinj. Në vitet 90-të ai ishte ndër bashkëpuntorët e ngushtë të Sllobodan Millosheviqit. Si zëdhënës i Partisë Socialiste ai mbronte luftërat qytetare dhe përhapte parrula nacionaliste. Pas rrëzimit të Millosheviqit në vitin 2000, dukej se edhe karriera e Daçiqit po merrte fund. Por ja që vetëm 12 më vonë ai do të bëhet kryeministër i Serbisë.
Mbështetje tek forcat nacionaliste
“Krijimi i qeverisë së re në Beograd nën presidentin Tomisllav Nikoliq u jep të drejtë të gjithë atyre që dyshojnë se demokracia në Serbi po përjeton një hap mbrapa”, pohon deputetja gjermane dhe ekspertja për Ballkanin Uta Zapf. Sipas saj, “forcat nacionaliste dhe reaksionare, po marrin fuqi – madje në ditën e betejës në Fushë Kosovë. Çfarë simboli fatal!”
Mandatin për krijimin e qeverisë Ivica Daçiq e mori pikërisht në Vidovdan, përvjetorin e betejës në Fushë Kosovë, kur forcat serbe u mundën nga trupat e perandorisë osmane. Me 28 qershor 1989, në Fushë Kosovë u mbajt edhe fjalimi i Millosheviqit, me rastin e 600 vjetorit të Vidovdanit. Millosheviqi atëbotë pati kërcënuar me luftëra të reja, që më pas edhe ndodhën.
Ashpërsimi i pozicioneve ndaj Kosovës
Johanna Deimel nga Fondacioni i Evropës Juglindore paralajmëron se në Beograd mund të ashpërsohen qëndrimet ndaj Kosovës. “Kryeministri i ri Daçiq sikur edhe presidenti Nikoliq angazhohen për ndarjen e Kosovës – gjë që është kundërshtuar nga BE, SHBA dhe vendet të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, thotë ekspertja. Sipas saj, emrimi i Daçiqit për kryeministër “nuk sjell asgjë të mirë për rajonin”.
Daçiqi ka ardhur në krye të socialistëve në vitin 2006, pas vdekjes së Millosheviqit në Hagë, ku ai priste vendimin ndaj akuzave për krime lufte në Bosnjë-Hercergovinë, Kroaci dhe Kosovë. Në katër vitet e fundit socialistët ishin në koalicion me Partinë Demokratike të ish-presidentit Boris Tadiqit.
Daçiqi ishte dhe ende është ministër i Brendshëm. Në zgjedhjet e fundit ai dhe socialistët e tij kanë dyfishuar numrin e votave dhe si partia e tretë ishin të pashmangshëm në kombinimet për krijimin e koalicionit qeveritar. Daçiqi kishte një marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me demokratët e Tadiqit. Por pas humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale, ai vendosi të bashkëpunojë me Partinë Përparimtare të presidenti të ri Nikoliq, i cili ia ofroi postin e mandatarit për kryeministër.
Çfarë do të ndodhë me kursin proevropian?
Ekspertja Johanna Deimel shprehet e shqetësuar. Përballja me të kaluarën e luftërave të viteve 90-të nuk është ndonjë temë e rëndësishme për krerët e ri në Beograd. Deimel ka frikë se edhe përpjekjet për afrim me Bashkimin Evropian do të dëmtohen prej toneve nacionaliste të qeverisë së re.
Serbia ka fituar në mars statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Ky kurs duhet të vazhdojë, pohon përfaqësuesi i liberalëve Rainer Stinner. Sipas tij, shumica e votuesve në Serbi janë deklaruar për një politikë proevropiane. “Të gjithë politikanët në Serbi, edhe Daçiqi, e dinë këtë. Mendoj se këtë rrugë do ta ndjekë edhe qeveria e re”, pohon ai.
Por në çështjen e BE-së Daçiqi ka deklaruar disa herë në të kaluarën se Serbia nuk do të përkulet para presioneve dhe ultimatumeve të Brukselit. (DW)kohaislame
You Might also Like
Universiteti i Prishtinës i bashkohet grevës, Nuk ka provime në janar
Grevës së punonjësve arsimorë i është bashkuar edhe Universiteti i Prishtinës. Përmes një komunikate për…
By
Redaksia
1 Min Read
Shtrëngohen pompat
Administrata Tatimore e Kosovës ua ka gjetur qarën dallaveraxhinjve të naftës.Kreu i ATK-së, Behxhet Haliti…
By
Redaksia
1 Min Read
Gjuriq përbuz ndalesën: Të dielën jam në Kosovë, po i hetojmë Enver Hoxhajn dhe Edita Tahirin për shkelje të ligjeve të Serbisë
I ashtuquajtur shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nuk e…
By
Redaksia
1 Min Read
Majlinda kampione e Evropës
Majlinda Kelmendi ka arritur të shënojë fitore kundër francezes, Priscilla Gneto dhe është shpallur kampione…
By
Redaksia
1 Min Read
Shtyhen vizat, BE humb besimin!
Dyshimet e zyrtarëve të Bashkimit Evropian ndaj institucioneve të Kosovës, për shkak të aferave korruptive…
By
Redaksia
6 Min Read
Shiringat e dhuruar nga organizata amerikane në “pediatrinë” e Mitrovicës janë për kafshë, jo për njerëz?!
Dyshohet se shiringat e përdorur në Repartin e Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës, që ishin…
By
Redaksia
1 Min Read
