Reforma në polici, ikën Jankullovska, vjen antishqiptari Todorov?

Deri sa popullata po përballet me nxehtë të madh, tema të nxehta sillen edhe nëpër kuloaret qeveritare.

Kështu si lajmi më i nxehtë që u bë i ditur këto ditë, është njoftimi se kabineti qeveritar i kryeministrit Nikolla Gruevski do të përjetojë ndryshime rrënjësore edhe atë në sektorët më të ndjeshëm. Konkretisht, ministrja e punëve të brendshme prej dikasterit të policisë do të kalojë në dimploaci edhe atë në një pozitë shumë të fortë, në vendin e ambasadorit të RM-së në SHBA, kurse vendin e saj do ta merr ministri aktual i shëndetësisë dhe ish ministër i arsimit, Nikolla Todorov, i njohur si ministri dhe funksioneri më antishqiptar në radhët e partisë maqedonase në pushtet. Ardhja e Todorovit në dikasterin e policisë do të thotë probleme dhe kokçarje edhe më të mëdha për shqiptarët e Maqedonisë. Është radha që parterni qeveritar shqiptar në qeveri të bllokojë ardhjen e Todorovit në krye të MPB./albtime/kohaislame

Artikulli paraprakLDK-ja “ia lëshon fore” Vetëvendosjes
Artikulli vijuesProduktet që ju mbrojnë nga dielli