Refugjatët sirianë kthehen në Jarabulus, Bajramin do ta festojnë në vendlindje

Në qytetin kufitar sirian Jarabulus, i cili është çliruar nga terroristët e DAESH-it nga ofensiva “Mburoja e Eufratit”, sot nga provinca kufitare turke Gaziantep janë kthyer së paku 200 refugjatë sirianë, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat e Armatosura të Turqisë dhe forcat ajrore të koalicionit tashmë prej 17 ditësh vazhdojnë ofensivën “Mburoja e Eufratit” kundër terroristëve në rajonin sirian Jarabulus në afërsi të kufirit turk, ndërsa prej disa ditësh nga Turqia në pjesë të çliruara të këtij rajoni kthehen kolona të refugjatëve sirianë.

Një grup prej 200 refugjatëve sirianë,, morën lejet e nevojshme nga kabineti i prefektit në Gaziantep për kthimin në vendlindje. Në mesin e tyre shumica janë gra, fëmijë dhe persona të moshuar. Tashmë prej disa ditësh, që kur Jarabulusi sërish është qytet i liruar, kthehen qindra sirianë.

Njëri prej tyre është edhe siriani Muhammed Mustafa i cili për AA tha se për herë të parë pas një kohe të gjatë do të festojë Bajramin në shtëpinë e tij.

Sipas tij, përfundimisht do të ketë atmosferë të vërtetë të Bajramit, e cila iu pamundësua një kohë të gjatë.

Për këtë shkak Mustafa është i lumtur. “Si refugjatë kemi jetuar tre vjet dhe atje kemi festuar Bajramin. Falë Zotit këtë Bajram do ta festojmë në shtëpinë tonë në rrethin familjar”, rrëfeu Mustafa.

Artikulli paraprakHRW raport për keqtrajtimin e fëmijëve të emigrantëve në Greqi
Artikulli vijuesFBI dhe CIA: Me mposhtjen e IS-it nuk përfundon kërcënimi nga terrorizmi