Shtëpia Fokus Refugjatët – viktima edhe të “gjuetarëve të kokave”! (FOTO)

Refugjatët – viktima edhe të “gjuetarëve të kokave”! (FOTO)

Botimi elektronik i “Daily Mail”-it britanez pardje publikoi tregimin skandaloze për një bullgar, të cilin gazeta e paraqet si gangster, i cili udhëheq patrulla të “gjuetarëve të kokave” përgjatë kufirit turko-bullgar. Sipas gazetës, tregimi bizar i referohet personit Dinko Valev (29), prijës i “patrullave” që kanë shfrytëzuar edhe automjete të blinduara për zbulimin dhe arrestimin e refugjatëve, të cilët gjatë kësaj kanë qenë edhe të terrorizuar.Валев кој позира во пењоар, тврди дека реакцијата на локалното население била навистина позитивна и бара од бугарските власти – надоместок за секој фатен бегалец

Udhëheqësi i grupeve të “gjuetarëve të kokave”, Valev, ka siguruar dy autoblinda, me të cilat gjuetarët udhëtojnë rajonin e rrethinës së qytetit Jamboll, në afërsi të kufirit me Turqinë. Valev u është lavëdruar gazetarëve se veprimet mizore për të kanë qenë “një lloj sporti”, si dhe që – edhe pse në “kërkimet” janë shfrytëzuar automjete ushtarake, biçikleta të terrenit, kuaj dhe qen-gjuetarë që të kapen më lehtë refugjatët –“nuk mund të pohoni se sportistët janë të dhunshëm”.

Duke marrë parasysh se refugjatët e kapur i janë dorëzuar policisë, me shpjegim se “ të gjithë kanë qenë xhihadistë”, sipas gazetës britaneze, Valev ka kërkuar prej autoriteteve bullgare që t’ia sponzorojnë operacionin dhe t’i paguhet “për kokë” – për çdo refugjat të kapur.

 

 

 

 

Edhe pse organizatat për të drejtat e njeriut, edhe pse Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut nga Bullgaria, e akuzoi për terrorizim të emigrantëve dhe kërcënime ndaj jetës e tyre, Valev për gazetën ka pohuar se reagimi tek popullata lokale ka qenë “me të vërtetë pozitiv”, kështu që ai mundohet të regrutojë edhe më shumë njerëz dhe ta zgjërojë organizatën e tij.

s3

 

CIVIL-Qendra për liri gjykon ashpër sjelljen e tillë kriminale dhe i fton autoritetet e Bullgarisë (në rastin konkret), por edhe të Turqisë, të vendeve-anëtare të BE-së dhe të vendeve në rutën ballkanike të refugjatëve, si dhe gjithë bashkësinë ndërkombëtare, të reagojnë menjëherë dhe të gjejnë zgjidhje për njerëzit, të cilët duke ikur nga vdekja dhe uria, bëhen viktima të profituesve të paskrupullt – kontrabandistëve me njerëz, ose, tash, bile edhe të “gjuetarëve të kokave”.

 

 

 

 

 

 

 

 

s4

Qysh me zhvillimin e krizës së refugjatëve në Maqedoninë qershor 2015, CIVIL “me ndjenjën e pafuqisë dhe dhembshmërisë tek ne vetë, të shoqëruar me revoltë dhe neveri nga luftërat, por edhe nga pashpirtësia e këtyre autoriteteve që nuk gjetën kohë dhe kurajo t’undihmojnë mijëra të pësuarve, të paktën aq sa kërkojnë standardet ndërkombëtare”, kërkoi edhe nga pushteti maqedonas reagim të menjëhershëm dhe human ndaj refugjatëve dhe migrantëve ekonomikë.
Nëntë muaj më vonë, kufiri maqedonas është i mbyllur, presidenti maqedonas e fajëson Gjermaninë, BE-në dhe bashkësinë ndërkombëtare me rend, pesëmbëdhjetë mijë të pafatë përjetojnë dhe vuajnë me ditë në kushtet jonjerëzore në Idomeni – Greqi, ndërsa humaniteti dhe solidariteti mbeten vetëm pjesë e frazave në fushatat parazgjedhore…

 

Artikulli paraprakShqipëria kërkon të zëvendësojë Turqinë për turistët rusë
Artikulli vijuesMaqedoni, keqpërdorim i personave me nevoja të posaçme