Regjimi i Asadit sulme ndaj civilëve në Halep, disa të vdekur

Nga sulmin e helikopterëve ushtarak të ushtrisë siriane me bomba fuçi, në qarqet Sukkeri dhe Ensari të Halepit të cilët gjenden nën kontrollin e opozitarëve, humbën jetën së paku 11 persona, ndërsa u plagosën 30 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së nga zyrtarët e spitalit fushor, mësohet se një helikopter ushtarak i regjimit të Bashar al-Asadit, ka sulmuar vendbanimin në qarkun Sukkeri të Halepit që gjendet nën kontrollin e opozitarëve me bomba fuçi, ku kanë humbur jetën 9 civilë, ndërsa janë plagosur 15 të tjerë.

Ndërsa një helikopter tjetër i ushtrisë siriane, ka sulmuar qarkun Ensari të Halep-it me bomba fuçi, që gjithashtu gjendet nën kontrollin e opozitarëve, ku kanë humbur jetën 2 persona dhe janë të plagosur 15 të tjerë.

“Rusia, qarkun Bustan el-Kasr e sulmoi me bomba fosfori”

Nga ana tjetër, zyrtari i mbrojtjes civile të Halepit, Necip Ensari, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, tha se avionët luftarak të Rusisë dhe regjimit që nga mbrëmë e deri tani kanë zhvilluar 150 sulme ajrore në Halep.

“Rusia dhe forcat e regjimit që nga mbrëmë e deri më tani në mënyrë intensive janë duke bombarduar rajonet e Halepit të cilat gjenden nën kontrollin e opozitarëve. Avionët rusë në orët e mëngjesit e sulmuan qarkun Bustan el-Kasr me 16 bomba fosfori. Nga sulmet në shumë në vendbanime është shkaktuar zjarr”, tha Ensari.

Ai duke theksuar se në sulmet e helikopterëve të regjimit në qarqet Kellese Sukkeri me bomba fuçi, janë rrëzuar një numër i madh i ndërtesave dhe në ndërtesa janë konstatuar dëme të mëdha, u shpreh se ekipet e mbrojtjes civile kërkojnë nën rrënojat e ndërtesave për të mbijetuar.

Artikulli paraprakSi e ka pushtuar droga shoqërinë shqiptare prej 25 vitesh
Artikulli vijuesRast i rrallë: Gruaja bëhet nënë për herë të parë në moshën 61-vjeçare