Regjimi sirian tenton të fsheh masakrën e 248 civilëve (Video, +18)

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, publikoi raportin ku janë përshkruar detajet e një masakre që ndodhi gjatë muajit maj në Siri. Sipas informatave, forcat siriane vranë 248 njerëz në qytetet Baniyas dhe al-Bayda. Videoja e postuar më poshtë nuk preferohet të shikohet nga personat e mitur dhe të ndjeshëm.
Raporti me 68 faqe, ndër të tjera bazohet nga intervistat me dëshmitarët e masakrës. Në raportin e titulluar “Askush nuk mbeti…”, janë intervistuar 20 persona. Sipas raportit, në el-Bayda janë vrarë 167 njerëz, ndërsa në Baniyas 81 tjerë. Në mesin e viktimave ishin nënat, fëmijët, familje të tëra… Trupat e tyre janë grumbulluar në mal dhe janë djegur, raporton Daily Mail.

Siç thuhet në raport, shumica e personave janë ekzekutuar pasi kryengritësit janë larguar nga ky rajon, ku janë përleshur me forcat e Bashar al-Assadit. Konflikti ndodhi më 2 maj. Pas largimit të kryengritësve, forcat siriane kanë bastisur shtëpitë në qytete. Burrat i kanë ndarë dhe grumbulluar në një vend, ku i kanë ekzekutuar. Në mesin e të vrarëve janë 23 femra dhe 14 fëmijë. Ekziston frika se numri i të vdekurve është më i madh, meqë është vështirë të hetohet ky rajon.

Pretendimet e qeverisë siriane janë se “kanë vrarë vetëm terroristët”, ndërsa ministri Ali Haidar ka thënë për Wall Street Journal se në operacione kanë ndodhur disa gabime të cilat po i heton Këshilli i Shtetit. /Telegrafi/

[iframe width=”420″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/sp22U837O5g” frameborder=”0″ allowfullscreen]
Artikulli paraprakÇifutët izraelitë luftonin në luftën e Kosovës në krahë të serbëve kundër shqiptarëve
Artikulli vijuesKrishterimi po vdes tek të rinjtë por Islami po rritet