Reputacioni në rënie i universiteteve britanike

Reputacioni i universiteteve britanike është duke u zvogëluar, derisa ato aziatike po ngritën me shpejtësi në listën e universiteteve më të mira të botës.

Bazuar në një ranglistë të reputacionit të universiteteve botërore, vetëm 10 universitete britanike zënë vend në listën prej 100 universiteteve me reputacionin më të mirë në botë. Në anën tjetër, ato aziatike kanë 18 vende në këtë listë.

Në vitin 2015, në këtë listë ishin vetëm 8 universitete.

Lista përbëhet kryesisht nga universitete amerikane – me 43 nga 100 universitetet në këtë listë.

“Ngritja e universiteteve të Azisë ishte bërë si klishe kohët e fundit, por provat tona, të marra prej një anketë masive globale për gjashtë vite, tregojnë për një balanc në këtë listë,” ka thënë Phil Baty, redaktor i këtij hulumtimi, njofton The Independent.

Në këtë listë vërehet se universitetet e njohura britanike si Cambgridge dhe Oxford kanë shërnuar rënie të vogël.

Në krye të listës qëndron universiteti i Harvardid.

Artikulli paraprakNga sot, vezët do të shiten vetëm me kod
Artikulli vijuesKina dhe Rusia me stërvitje, pasi SHBA dhe Korea e Jugut flasin për mbrojtje