Rexhepi: Pa involvimin e Turqisë, nuk zgjidhet çështja e Burmali Xhamisë

Kryetari i BFI-së, Reis Sulejman ef Rexhepi në një intervist për potalin “tesheshi”, ka deklaruar se çështja e Burmali xhamisë në qendër të Shkupit nuk mund të zgjidhet pa ndihmën dhe involmimin e Turqisë.

“Ky është një problem politik do kisha thënë, i cili, kuptohet që prek shumë në emocionet tona. Nuk ka mysliman në Maqedoni, pra as unë, që sot apo nesër do të heq dorë nga Burmali Xhamia. Por, duhet gjetur mundësinë reale dhe objektive për ta rikthyer atë. Opinioni e di se sa shumë ka bërë BFI për atë xhami, biles, ja tani po e them, unë personalisht kam pasur përplasje shumë të forta me njerëz nga kreu politik i këtij vendi lidhur me këtë çështje, e cila, jam i bindur, pa involvimin e Shtetit të Turqisë, vështirë se do të zgjidhet. E kemi kërkuar edhe ndihmën e Shtetit Turk për ta zgjidhur këtë problem. Në arkivin tonë ekzistojnë shumë dokumente, relacione që i kemi mbajtur me organet gjegjëse të Turqisë e që dëshmojnë për përpjekjet tona, për lutjet tona që të na ndihmojnë në kthimin e kësaj Xhamie. Së fundmi, në një takim ndërkombetar, të mbajtur në Edrene të Turqisë, pasi e ngrita edhe një herë shqetësimin tonë për Burmali Xhaminë, para bashkëpunëtorëve të mi më është thënë që të kota janë përpjekjet e mia, sepse kurrë nuk do ta kem përkrahjen e asnjë institucioni zyrtar të shtetit turk, kështu që, do të ishte mirë që sa më parë të heq dorë nga kjo çështje. Unë për këtë qëndrim të tyre kaq nonshalant kërkova shkresë zyrtare, kurse homologu im turk me tha që një gjë e tillë nuk mund të ndodhë nga ana e institucioneve shtetërore kurse më premtoi se vetë ai do të më niste një shkresë zyrtare. Edhe përkundër dy intervenimeve tona, që nga momenti i premtimit të asaj shkrese zyrtare, deri më sot nuk kemi kurrfarë përgjigje. Prandaj, që në fillim thashë se ky është një problem politik “i sferave më të larta të interesit”! Pa dyshim, unë kam alarmuar edhe tërë korin diplomatik por edhe instanca të ndryshme ndërkombëtare lidhur me këtë padrejtësi. Mbetemi me shpresë se Burmali Xhamia, sikundër edhe dhjetra objekte të tjera fetare e profane, do të rikthehen si pronë të BFI-së”, ka deklaruar kryetari I BFI-së, Sulejman ef. Rexhepi.

Ndryshe, kërkesa për rindërtimin e Burmali xhamisë ka qenë permanente nga BFI dhe besimtarët mysliman në Maqedoni. Shqiptarët e Shkupit madje organizuan edhe protesta në kryeqendër me qëllim që në vendin e Burmali xhamisë të rindërtohet vetëm xhami dhe asgjë tjetër. Mirëpo për fat të keq autoritetet maqedonase në këtë vend kanë ndërtuar Shtëpinë e oficerëve dhe objekte tjera në kuadër të projektit Shkupi 2014.

Artikulli paraprakPoposki: Maqedonia është e gatshme të pranojë ndihmë nga Bullgaria për migrantët
Artikulli vijuesKE: Nga shtetet e Ballkanit, kërkojm vetëm strehim të përkohshëm për emigrantët