Shkon në gjendjen e para 5 muajve numri i refugjatëve të cilët me shpresën për një jetë më të mirë udhëtojnë në rrugë ilegale nga Turqia drejt ishujve të Greqisë. Roja bregdetare turke ka kapur 1.670 persona, shifër kjo që është 90 për qind më e lartë se një muaj më parë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të mbledhura nga gazetari i AA numri i atyre që udhëtojnë përmes rrugëve ilegale drejt Evropës përmes “udhëtimit të shpresës”, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, sociale si dhe gjendjen e luftës në vendin e tyre, me anë të marrëveshjes së nënshkruar mes Turqisë dhe BE-së më 18 mars si dhe pas marrëveshjes së ripranimit të refugjatëve kishte rënë. Megjithatë kohët e fundit ka pasur luhatje rritjeje të këtij fenomeni.