Milazim KRASNIQI
Rusia llogaritë se ndikimi politik e ekonomik i Serbisë mbi Kosovën e Bosnjen mund të rritet, nëse kombinohet edhe me akte destabilizuese terroriste të modelit të Apisit. Prandaj e duan figurën e tij të rehabilituar, që të bëhet frymëzuese në Serbi.
Ndër përgatitjet tinëzare që po bën Serbia për t’iu kthyer terrorizmit si mjet për destabilizmin dhe më vonë riokupimin eventual të Kosovës e të Bosnjes, duket se është edhe procesi më i ri i rehabilimimit të terroristit famëkeq, Dragutin Dimitrijeviq Apisit. Edhe pse Apisin e pati rehabilituar një herë Rankoviqi që në vitin 1953, kryeministrit aktual serb, Aleksander Vuqiqit, po i duhet edhe një rirehabilitim i kryeterroristit serb përkatësisht rikthimi i tij në lojërat e përgjakshme që po planifikon t’i zhvillojë me ndihmën e Putinit. Madje, iniciativa kësaj here është që edhe eshtrat e kolonel Apisit të kthehen në Serbi nga Selaniku, ku në qershor të vitit 1917 mbreti serb, Aleksander, pati dhënë urdhër që Apisin ta pushkatonin për tradhti. Por, eshtrat e Apisit në Serbi Vuqiqit tash po i duhen që të frymëzojë terroristët e rinj serb, për pretendimet e reja ogurzeza të një Serbie gjenocidale të rilindur nga vëllazëria e re pansllaviste me Rusinë putiniane. Shefi famëkeq i organizatës terroriste “Crna ruka” (Dora e zezë) është një as i ri në duart e tyre. Deri tash mbahej i fshehur nën mëngë, ngase car Putini nuk po ia kërkonte në lojë. Tash si duket ia ka kërkuar dhe Vuqiqi po e nxjerrë nga mënga asin e terrorizmit serb.
Po të shikohet nga perspektiva e interesave të brendshme shtetërore serbe, një iniciativë e këtillë për rirehabilitimin e Apisit dhe kthimit të eshtrave të tij ë Serbi, duket absurde. Pse? Minimalisht, është e verifikuar që Apisi ka pasur rolin vendimtar në vrasjen mbretit serb Aleksader Obrenoviqit dhe gruas së tij, Draga Mashinit në vitin 1903. Grushtshteti i përgjakshëm, me anën e të cilit u vra mbreti me familjen e tij dhe pjesëtarë të qeverisë, është një njollë që nuk mund të shlyhet asnjëherë nga historia e asnjë kombi, pra as nga historia e serbëve. Të vrasësh mbretin e mbretëreshën, pastaj t’i zhveshësh lakuriq e t’i hedhësh nga ballkoni para rebelëve të ekzaltuar, është një krim që asnjëherë nuk mund të amnistohet realisht. Sipas dëshmisë së Edit Durhamit, barbaria e rebelëve të Apisit ka shkuar edhe më larg: ata e kanë rrjepur trupin e mbretëreshës Draga Mashinit, ashtu që lëkurën e saj e kanë ruajtur në kuleta, si relikt fatsjellës! Së paku njëri prej tyre ia ka treguar Edit Durhamit lëkurën e rrjepur të mbretëreshës serbe, duke e nxjerrë atë copë lëkurë me mburrje e kënaqësi perverse nga kuleta e tij! Prandaj, rehabilitimi i një figure të tillë, gjithmonë mund të risjellë përçarje në një shoqëri e në një komb, qoftë dhe një komb me deficite të tmerrshme të traditave civilizuese e demokratike siç është kombi serb. Meqë rikthimi i Apisit sjellë dëm në politikën e brendshme serbe, rezulton se rikthimi u tij u dedikohet objektivave të politikës së jashtme përkatësisht partneritetit të ri me car Putinin, i cili ndër të tjera synon ta armiqësojë edhe më shumë Serbinë me Evropën.
Rehabilitimi i Apisit mund të shërbejë shumë mirë për këto synime, sepse do të ishte provokim direkt për Evropën, së paku për Austrinë e Gjermaninë. Literatura serioze historiografike ka kohë që nuk ka dilema as lidhur me rolin e Apisit në provokimin e Luftës së Parë Botërore. Apisi personalisht dhe me organizatën e vet, ka armatosur dhe financuar organizatën terroriste “ Mlada Bosna” (Bosnja e Re) e cila është përgjegjëse për vrasjen e princit Franc Ferdinandit në atentatin e Sarajevës më 28 qershor 1914. Historiani i njohur jugosllav, Vladimir Dedijeri, në studimin e tij, “Sarajeva 1914” e ka zbërthyer me shumë dokumente rolin e Apisit po edhe të segmenteve të qeverisë serbe për atë atentat, i cili provokoi njërën nga tragjeditë më të mëdha të njerëzimit. Ndërsa, historiani amerikan Dejvid Mc Kenzi, në studimin monografik “Apisi – njeriu që shkaktoi Luftën e Parë Botërore”, ka vlerësuar se ky person është shkaktari i vërtetë i asaj lufte. Prandaj, kur kihet para sysh ky rol destruktiv i terroristit serb edhe në përmasa evropiane, bëhet edhe më e qartë se rehabilitimi i tij më shumë është në interes të atyre që u konvenon acarimi i raporteve të serbëve e Evropën, pra rusëve.
Duke i përcjellë me vëmendje zhvillimet dhe ndryshimet e fundit në kursin politik të Vuçiqit e qeverisë së tij, pas vizitës së tij në Moskë, mund të nxirret përfundimi se fantazma e Apisit i duhet Serbisë për tre objektiva e para, për të frikësuar kundërshtarët politikë, e dyta, për ta provokuar Bashkimin Evropian dhe për të krijuar keqkuptime e vonesa në rrugën e integrimit, gjë që është kërkesë e re e Rusisë dhe e treta, për t’i destabilizuar shqiptarët dhe boshnjakët me organizimet e reja terroriste, që po ashtu tashmë qartësisht shihet se bëjnë pjesë në strategjinë e re të Rusisë në Ballkan. Realisht, rirehabilitimi dhe rikthimi i Apisit në Serbi, simbolikisht do të thoshte rikthim në vazhdimësinë e politikës imperiale, të kombinuar me metodat terroriste që ka përdorur ai. Organizata e tij terroriste “Crna ruka”, pati organizuar edhe në Kosovë atentate, djegie dhe terror edhe para fillimit të luftërave ballkanike, për ç’arsye një diplomat britanik pati deklaruar se Kosova e vitit 1912 ishte e pushtuar nga terroristët serbë, edhe para se të shpërthente lufta ballkanike. Për aq sa mund të deshifrohen mesazhet e reja që po vijnë nga Kremlini, Serbisë do t’i kërkohet në vitet e ardhshme që të fillojë me aksione terroriste në Kosovë, për t’ia faturuar ato aksione xhihadizmit, në mënyrë që të paraqitet Serbia si garant i luftës kundër ekstremizmit fetar musliman. Rusia llogaritë se Bashkimi Evropian në vitet e ardhshme do të jetë i dërrmuar dhe i irrituar nga refugjatët myslimanë. Për këtë arsye llogaritë se do të rritet islamofobia në shumicën e vendeve evropiane. Në një klimë të tillë islamofobike, Rusia llogaritë se ndikimi politik e ekonomik i Serbisë mbi Kosovën e Bosnjen mund të rritet, nëse kombinohet edhe me akte destabilizuese terroriste të modelit të Apisit. Prandaj e duan figurën e tij të rehabilituar që të bëhet frymëzuese në Serbi. Projektet terroriste serbo-ruse mbase llogaritet se mund të përshtaten ose kombinohen edhe me aksionet eventuale të ekstremistëve të dhunshëm me prejardhje shqiptare, ose organizatave terroriste me radius global veprimi, si Al Kaida, ISIS ose ndonjë tjetër.
Edhe pse duken parashikime disi apokaliptike, e vërteta është se janë brenda një skeme të ftohtë gjeopolitike, për rikthimin e influencës ruse në Ballkan dhe të një frymëzimi ideologjik, me ngjyrime tipike pansllaviste. Apisi është figura ideale e këtyre kalkulimeve. Prandaj e duan në Beograd. E duan që nga kryeqyteti serb të prodhojë sërish ankth e tmerr për kundërshtarët politikë të fashistëve serbë e rusë. E duan gjithashtu që për periudhën e re të ekspansionit rusomadh në drejtim të Ballkanit, figura e tij e frikshme prej kryeterroristi të frymëzojë urrejtjen dhe dhunën e fashistëve serbë ndaj fqinjëve të tyre. Dhe që lapidari i tij të shërbejë si një pykë që e ndan Serbinë nga Evropa.