Rinia e Çairit: I madh e i vogël në ndihmë të skamnorëve; Ta fitojmë shpërblimin te Zoti

Jo rastësisht për Shkupin thuhet që shndërrohet në Mekën e Ballkanit kur vjen Ramazani, e posaçërisht në dhjetë netët e fundit të këtij muaji të bekuar. Si çdo vit të zakonshëm edhe kët vit nuk ndalen aktivitetet bamirëse të rinisë së Shkupit dedikuar familjeve skamnore. Këto aktivitete vijojnë të rrjedhin që nga dita e parë e ramazanit në Shkup e rajon. Mirëpo që sot që është dita e 27 e agjërimit, myslimanët shpresojnë që në këtë ditë ku sipas shumë hadhitheve të profetit Muhamed, pikërisht në këtë ditë dielli lind pa rrezatim, sikur të ishte tas, derisa të ngrihet lart, dhe në gjuhën arabe njihet si nata e Lejletul Kadrit, ata të arrijnë gradën më të lartë të parajsës jo vetëm duke bërë namaz, por edhe duke kënaqur familjet në nevojë.

shk1
Kështu haxhi Driton Jakupi nga lagja Serovë, ndonëse i ri në moshë, ai së bashku me shoqërinë e tij, që i quan vëllezër mysliman dëshirojnë që Allahu të jetë i kënaqur me veprat të cilat i bëjnë gjatë këtij muaji. Në një pronocnim për portalin Almakos ai uron që gjithë donatorët që ia besuan mjetet për të përmbushur misionin e tyre në ndihmë të nevojtarëve të fitojnë shpërblimin nga Zoti, ngaqë asnjëherë nuk i kanë harruar familjet e jetimave dhe gjithë atyre që me vështirësi sigurojnë kafshatën e gojës.

“I falënderoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë financiarisht për ti përgatitur pakot me produkte ushqimore për familjet skamnore dhe jetimat. Begatia e Zotit është se i shpërblen jo vetëm kontribuesit financiar, por edhe ata të cilët kanë ndihmuar në përgatitjen e pakove pa ndonjë interes personal nga i madh e i vogël, ndryshe do ishte e pamundur të realizohet ky mision i vetmuar. Po meqë sot shpresojmë të jetë nata e Kadrit, po punojmë më intensivisht që të kënaqet Allahu me ne”, deklaroi haxhi Jakupi për Almakos.
pak

Duke mos dashur të humbin nga sevapet e Zotit, shumica e kontribuesve financiar kanë dashur të mbeten anonim.
Ndryshe haxhi Dritoni kujton se përveç pakove ushqimore, këta të rinjë kanë bërë edhe shpërndarjen e fitrave dhe zeqateve në të holla familjeve më të rrënuara për nga aspekti financiar. /Almakos

AddThis Sharing Buttons

45

Artikulli paraprakJa për çfarë shërben lëvoren e shalqirit
Artikulli vijuesBëhet i ditur emri i organizatorit të sulmit në Stamboll