Rrahman Rama prej nesër komandant i FSK'së

Nesër në një ceremoni zyrtare bëhet dorëzim-pranimi i detyrës të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ku Kadri Kastrati pritet t’i dorëzojë detyrën Rrahman Ramës.
 
Kjo do të bëhet me leximin e dekretit të Presidentes për dekretimin e Komandantit të FSK-së.
 
Në ceremoni do të marrin pjesë presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ministri i FSK-së, Haki Demolli, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, gjeneralmajor Rrahman Rama, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Francesco Paolo Figliuolo, ambasadorë dhe atashe ushtarak të akredituar në Kosovë, përfaqësues të NATO-s, oficerë të lartë të FSK-së, të KFOR-it, si dhe personalitete politike dhe ushtarake të vendit dhe të huaj.
 
Ceremonia e ndërrimit të Komandantit të FSK-së, do të fillojë me inspektimin e njësive të FSK-së, nga komandanti i FSK-së dhe presidentja e Kosovës,
 
Me nga një fjalë, do të paraqiten presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati.
 
Trupa frymore e FSK-së, do të interpretojë disa pika instrumentale dhe në fund, bëhet ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së Komandantit të FSK-së.
 
 
Artikulli paraprakTrupat amerikane dhe të NATO-s, stërvitje në kufi me Rusinë, Moska në gatishmëri
Artikulli vijuesGjendet unaza vikinge e shekullit IX me mbishkrimin “Allah”