Rrëfimi i ish ambasadorit britanez për krimet e CIA-s

0
167

Craig Murray ishte ambasadori britanez në Uzbekistan nga viti 2002 gjer në vitin 2004. Ka parë të gjitha ato që ndodhnin, të burgosurit ilegal të CIA-së transferoheshin nga Evropa, kryesisht nga Polonia, me fluturime sekrete në Tashkent, kryeqytetin e Uzbekistanit, dhe atje thjesht zhdukeshin. Murray konsideron se ata janë sjellë në Tashkent për të vrarë. Duke kuptuar se çfarë bëhet Murray ka vepruar sipas ndërgjegjes dhe se këtë punë kriminele ka raportuar liderëve britanez. Rezultat i kësaj ishte shkarkimi i tij nga detyra e ambasadorit, ndërsa pushteti i atëhershëm britanez e kanë quajtur shpifës dhe njeriun me” imagjinatë të bujshme”. Dhjetë vite të gjata kanë kaluar gjatë së cilës karriera e Murrayit ishte shkatërruar ndërsa emri i tij ishte njollosur, por tani më në fund ka mirëpritur drejtësinë, por është pikëpyetje e madhe se a do të fitojë shfajësimin. Për çka është fjala? Pikërisht, në raportin e gjerë të torturave të kryera ndaj të burgosurve nga CIA amerikane, publikuar gjatë kësaj jave, janë vërtetuar deklaratat e t’ia të mëhershme. Të burgosurit me të vërtet janë transferuar ilegalisht nga Polonia në Uzbekistan. Gjatë gjithë këtyre viteve Murray ka pas të drejtë, ndërsa gënjeshtar ishte kryeministri i atëhershëm britanez Tony Blair. A do të fitojë Murray shfajësimin? Ose më mire, a do të akuzohet Blairi për shkak të bashkëpërgjegjësisë për të gjithë ato që kanë ndodhur gjatë atyre viteve.

Raporti i dhomës së kongresit amerikan në 500 faqe në të cilin më në fund doli në shesh e vërteta mbi tortura të dyshuarve dhe njerëzve të pafajshëm nga ana e CIA-së amerikane e dokumentuar me kujdes, është i rëndësishëm, por ai mund të jetë dokument fare i parëndësishëm, bile edhe propagandues, në rast se nuk shkakton pasoja.

Murray ka komentuar gjendjen aktuale në bisedën për RT, ja një pjesë të intervistës së tij:

RT: ” në vitin 2004 jeni shkarkuar nga pozita e ambasadorit britanez në Uzbekistan pasi që haptas keni kritikuar Britaninë dhe SHBA-të për shkak të pranimit të informatave të sigurisë uzbekistane të fituara nga torturat. Si po ndieni tani pas raportit të çështjes së tillë gjatë këtyre ditëve?

Craig Murray:” Është e mirë që më në fund të ketë ndonjë pranim zyrtar nga ana e SHBA-ve. Ajo çka ka ndodhur, ka ndodhur. Fluturimet e dorëzimit të cilit shkonin nga baza sekrete në Szymany të Polonisë, gati çdo fluturimi i tillë vinte në Tashkent të Uzbekistanit. Një numër i caktuar i njerëzve, pasi që të kenë kryer me ta në Szymany, dërgoheshin në Uzbekistan. Besoj që atje ata janë vrarë, pasi që askush atje më nuk i ka parë. Për atë duhet parë pranimin zyrtar se këto gjëra kanë ndodhur. Akoma nuk kemi pranimin të tillë nga Britania. Autoritetet britaneze edhe tani demantojnë pjesëmarrjen, për dallim nga autoritetet polake të cilët kanë pranuar”.

RT: “ Por, ministri i atëhershëm i punëve të jashtme britaneze Jack Straw dhe kryeministri Tony Blair, tekstualisht kanë thënë se të gjitha këto keni sajuar?”

Craig Murray:” Më kanë quajtur drejtpërdrejtë gënjeshtar. Në parlament më kanë quajtur gënjeshtar. Kanë thënë thjesht se nuk ka gjëra të tilla sikurse që ishin programet e ekstradimit, se të gjitha këto janë fryt i imagjinatës sime. Kanë thënë se të gjitha i kam trilluar dhe më kanë larguar. Jack Straw në programet televizive gjatë gjithë Britanisë publikisht ka thënë se ajo nuk ndodhë. Ata edhe më tej gënjejnë për këtë”.

RT: “ A është e mundur që nuk kanë ditur për këtë?”.

Craig Murray: “ E pamundur. Fakte ka pas shumë. Personalisht kam dërguar raporte për të gjitha ato që ndodhnin në Uzbekistan Jack Strawit, duke cek se në çfarë mënyre CIA merr informata të sigurisë. Ai definitivisht ka ditur të gjitha. Për atë edhe më kanë larguar, S’ka gjasa të mos kenë ditur. Por, mbulimi i saj vazhdon akoma. Ky është intervistë televizive e vetme, që kam dhënë. Jack Straw është tërë ditën në televizion. Por kur është fjala për mua, as BBC-ja e asnjë kanal në Britani nuk do të më lejojnë të tregoj të vërtetën,se të gjitha këto i kam thënë me kohë dhe për këtë shkak më kanë larguar”.

Këtë që deklaroi Murray është e rëndësisë së veçantë, pasi që SHBA i ka publikuar “rrobat e pista” për shkak të arsyeve politike dhe të tjera, por Britania akoma as që mendon të bëjë një gjë të tillë.

Çfarë kanë ditur Blair dhe Straw për torturat e CIA-së? Duke gjykuar sipas deklarimeve të Craig Murrayit kanë ditur tepër. Koha është për të vënë drejtësi në të dy anët e Atlantikut, do të ishte tragjike që e tëra të përfundojë në këtë raport dhe pretendimeve të Dianna Feinsteinit se kjo në të vërtet është” prove se SHBA-ja mësohet në gabimet e veta”.