Rreth 60 persona u vranë sot dhe 30 të tjerë të plagosur rëndë në një sulm të aviacionit rus kundër një godine që shërbente si burg për rrjetin Al Kaeda në Siri, njoftoi organizata Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).
“Të paktën 57 persona kanë vdekur nga bombardimet ruse kundër një godine të përdorur nga Fronti Al Nosra si burg dhe gjykatë në Maaret Al Noomane, qytet i kontrolluar nga rebelët Al Nosra në provincën Idleb”, sipas OSDH-së.
“Shumica e viktimave janë të burgosur por kishte gjithashtu roje dhe pesë civilë, mes të cilëve edhe një fëmijë, pasi burgu ndodhej pranë një tregu popullor”, thekson OSDH-ja.