Rritet konsumi i produkteve bazike

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit në Kosovë është më i lartë për 0.3 për qind në muajin shkurt, krahasuar me muajin janar tw kwtij viti. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e inflacionit e matur në muajin shkurt 2015 me muajin shkurt 2014 ishte – 0.3 për qind.

“Ngritje e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit vërehet te nën grupet: pemë për 5.3 për qind , perime për 8.8 për qind dhe përdorim të pajisjeve për transportin personal naftë dhe benzinëpër 0.9 për qind. Këto grupe të konsumit ndikuan në ngritjen e indeksit total për 0.6 për qind”, thuhet në publikimet e fundit të ASK-së.

Sipas të dhënave, ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit te nëngrupet: qumësht, djathë dhe vezë për -3.3 për qind me një ndikim prej -0.3 për qind.
Rënie e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në këtë periudhë është vërejtur edhe tek grupet si qumësht, djathë dhe vezë për -0.9 për qind për përdorim të pajisjeve për transport personal naftë dhe benzinë për -14.6 për qind arsim i lartë për -28.1% si dhe shërbime dhe strehim të studentëve për -15.8 për qind me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -1.8 për qind në IHÇK.kohaislame
 
Artikulli paraprakVllasi: Kesh tuj mshue shuplakë atij magarit, Sllobës
Artikulli vijuesIslanda tërhiqet nga kandidatura për në BE