Rritja e konsiderueshme e kërkesave për prodhimet hallalle në Europë

0
200

Tregu i prodhimeve dhe artikujve ushqimore hallalle duke marrë parasysh jetesën e muslimanëve në Europë e në veçanti në Gjermani, ka përjetuar një rritje të konsiderueshme.

 Prodhimet hallalle të paraqitura në tregjet e mbarë botës janë në rritje e sipër ndërsa ekspertët në lidhje me këtë kanë nënvizuar: sektori i artikujve ushqimore hallalle në treg dy vite më parë kanë arritur shifrën 630 miliard dollar dhe në vitin tjetër do të kapin shifrën prej një trilioni dollar.

Në bazë të hulumtimeve të bëra, nga tre kërkues në të gjithë botën njëri prej atyre konsumon prodhime hallalle që janë në përputhëshmëri me parimet islame. Gjithashtu një numër i madhë i muslimanëve të Europës e veçanarisht i atyre në Gjermani tregojnë vëmendje dhe përkushtim më të madh ndaj artikujve ushqimore hallalle.

Tregu më i madh i prodhimeve hallalle në Europ e kap një shifër prej 70 miliard dollarëve dhe i përket Francës ndërsa shifra e këtij tregu në Gjermani është 5 miliard dollar ndërsa tash për tash numri i muslimanëve me qendrim në Gjermani është 4 milion e 500 mijë persona që rreth 3 milion e tyre janë turq.

Kompanitë e artikujve ushqimore hallalle me rritjen e numrit të popullësisë muslimane dhe duke e pa realizimin e e vlerës të tregut në rritje e sipër të ushqimeve hallalle, janë duke u shndërruar në kompani të prodhimeve të artikujve ushqimore me licensë hallalle kështu që artikujt si mishi i derrit, ëmbëlsirat dhe deserët që kanë alkool janë në krye të këtyre ndryshimeve./iqn/kohaislame