Rruga Kaçanik – Hani i Elezit e bllokuar (FOTO)

Rruga Kaçanik – Hani i Elezit është e bllokuar që nga orët e hershme të mëngjesit për shkak të shembjes së një pjese të kodrës. Ajo po qëndron edhe më tani e mbyllur, gjë ka shkaktuar që rruga që lidhë Kosovën me Maqedoninë të jetë e bllokuar.

Ekipet për pastrimin e rrugës gjenden në vendin e ngjarjes por është e pamundur të bëhet pastrimi pasi që ka rënë një sasi e madhe e gurëve të mëdhenjë.

Për shkak të reshjeve të shiut kjo rrugë gjithnjë ka qenë problem për kalim.

Artikulli paraprakPropozimi për Spastrim fetar në Europë
Artikulli vijues15 vite nga masakra e shqiptarëve në Mitrovicë