Rruga Prishtinë-Mitrovicë merr emrin e tre heronjve

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka propozuar emërimin e segmentit të rrugës Prishtinë-Mitrovicë me emrin e tre heronjve.

Me votim të plotë nga ana e Qeverisë, u vendos që emërtimi i rrugës të marrë emrin e tre heronjve të rënë për liri “Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se Qeveria duhet të nderojë veprën e tre heronjëve për të emërtuar rrugën nacionale. “Propozoj që qeveria duke nderuar veprën e tre hreonjëve, të emërtojë rrugën nacionale M2, me emrat e Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Ata Ranë në mënyrë heroike para fshatit Pestovë, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Për nder të jetës së tyrë, MI propozon që ky segment të marrë emrin e tre heronjëve”, tha Lekaj.

Dje në Podujevë u mbajt ceremonia e zbulimit të shtatoreve të dëshmorëve Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Ilir Konushevci. Ndërsa në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, u mbajt akademi përkujtimore. Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kanë rënë heroikisht më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, në një pritë të organizuar nga policia serbe.

Artikulli paraprakPrishtina prezanton masterplanin për zgjerimin e rrjetit të Termokosit
Artikulli vijuesHistoria e caktimit të kufijve të Shqipërisë në vitet 1925-1926