Në qytetin Mexhidije të Rumanisë mbyllet një konvikt studentësh që operonte në mënyrë ilegale i cili i përkiste Vakëfit Tuna, një prej zgjatimeve të Organizatës Terroriste Fetullahçi (FETÖ), raporton Anadolu Agency (AA).
Koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Bukuresht, Ahmet Dastan, në një deklaratë për AA-në ka theksuar se konvikti i studentëve është mbyllur pasi autoritetet kanë konstatuar se ai operonte në mënyrë ilegale.
Dastan ndër të tjera ka theksuar se TIKA po kryen punime në ndërtesën e konviktit në mënyrë që konvikti të ofrojë shërbim për më shumë studentë në vitin e ri arsimor si dhe ka vënë në dukje se pas përfundimit të punimeve konvikti do ti kalojë Myftinisë së Rumanisë.