Rumania mbyll një konvikt studentësh të FETÖ-s

Në qytetin Mexhidije të Rumanisë mbyllet një konvikt studentësh që operonte në mënyrë ilegale i cili i përkiste Vakëfit Tuna, një prej zgjatimeve të Organizatës Terroriste Fetullahçi (FETÖ), raporton Anadolu Agency (AA).

Koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Bukuresht, Ahmet Dastan, në një deklaratë për AA-në ka theksuar se konvikti i studentëve është mbyllur pasi autoritetet kanë konstatuar se ai operonte në mënyrë ilegale.

Dastan ndër të tjera ka theksuar se TIKA po kryen punime në ndërtesën e konviktit në mënyrë që konvikti të ofrojë shërbim për më shumë studentë në vitin e ri arsimor si dhe ka vënë në dukje se pas përfundimit të punimeve konvikti do ti kalojë Myftinisë së Rumanisë.

Artikulli paraprakPamjet e para nga Jarabulus pas marrjes nën kontroll nga Ushtria e Lirë Siriane
Artikulli vijues“Me çlirimin e Jarabulus-it është parandaluar projekti i ndarjes së Sirisë”