Rusia sot e shënon 71 vjetorin e fitores kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Pjesa kryesore e manifestimit do të jetë parada ushtarake në Moskë, ku do të marrin pjesë më se 10 mijë vetë dhe afro 150 mijë makina e pajisje të tjera ushtarake.
Do të ketë edhe fluturime të aeroplanëve.
Gjermania e Hitlerit e okupoi Bashkimin Sovjetik në qershor të vitit 1941. Gjatë katër viteve të luftës, vlerësohet se u vranë afro 20 milionë njerëz në ish-Bashkimin Sovjetik.