Rusia dërgon 8.000 ushtarë në Krime dhe pranë kufirit të Ukrainës

Forcat e Armatosura të Rusisë zhvilluan të enjten manovra ushtarake të artilerisë së rëndë në shumë zona ruse, duke dërguar 8.000 trupa të armatosura në Krime dhe në jugperëndim të vendit, pranë kufirit me Ukrainën.
 
Sipas një deklarate të ministrit të Mbrojtjes, këto veprime ushtarake, që do të vazhdojnë deri në fund të muajit mars, përfshijnë edhe dërgimin e trupave në gadishullin e aneksuar të Krimesë, pranë Armenisë, në Abhazi dhe Osetinë e Jugut.

Paralelisht flota e Rusisë në Detin e Zi, me bazë në Krime, po përgatitej për një sulm të mundshëm nga marina armike, ndërsa flota në Detin Baltik, me bazë në veri, po stërvitej me një sulm fiktiv ajror. Këto manovra do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Më 25 shkurt, Moska kishte kryer manovra të ngjashme, ku merrnin pjesë rreth 2.000 ushtarë në zonën e Pskovit (në lindje), në kufi me Estoninë dhe Letoninë, manovra këto që kishin për qëllim të pushtonin dhe të shkatërronin aerodromin e një armiku të hamendësuar.

Nga ana tjetër, SHBA-të kanë dërguar 3.000 trupa në vendet baltike brenda tre muajve, për të përforcuar sigurinë e vendeve aleate, që janë fqinje me Rusinë.kohaislame
Artikulli paraprakGreqia nevojë urgjente për 6 miliardë euro për borxhet këtë muaj
Artikulli vijuesEuroja pëson rënie historike kundrejt dollarit