Rusia kërkon që grupet e armatosura të mos ftohen në negociatat e Gjenevës

Rusia ka deklaruar se përfaqësuesit e grupit Ehrar Sham dhe Xhejshul Islam nuk duhet të jenë në listën e grupeve që do të marrin pjesë në takimin e Gjenevës.

Kremlini ka thënë se në listën e përfaqësuesve të takimit të Gjenevës nuk ka vend për grupet Ehrar Sham dhe Xhejshl Islam.
Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë javën e ardhshme pritet të takohet me John Kerry sekretarin e DASH për të diskutuar mbi zgjidhjen politike të krizës në Siri.
Më herët edhe ministri i jashtëm i Sirisë ka kërkuar hartimin e një liste me emrat e grupeve terroriste në Siri.
Në muajin dhjetor, KS i Organizatës së Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën 2254 ku kërkohet nisja e negociatave mes qeverisë siriane dhe grupeve kundërshtare në janar të këtij viti, takim që pritet të mbahet më 25 janar.
Artikulli paraprakJavën tjetër Merkel takon kryeministrin turk
Artikulli vijuesAmerika 10 të burgosur jemenas nga Guantanamo i dorëzon në Oman