Rusia kthen të gjithë turistët rus nga Egjipti

-Pas rrëzimit të aeroplanit rus në Egjipt, ku mbetën të vrarë mbi 224 njerëz, prej tyre 17 fëmijë, Rusia ka kthyer në shtëpi 11 mijë turistë rus, brenda 24 orëve, raporton Reuters.

Kurse, zëvendës kryeministri Arkady Dvorkovich, ka thënë se të dielën do të kthehen edhe më shumë turistë rus nga Egjipti.
Sipas Reuters, rreth 80,000 Rusë janë bllokuar në Egjipt pasi Kremlini ka ndalur të gjithë aeroplanët në vend të premten pas rrëzimit të një aeroplani rus në Gadishullin Sinai.
Artikulli paraprakNjë grek ndërroi jetë në një kazino në Gjevgjeli
Artikulli vijuesIran: Babai frikësohet për të birin e tij shkencëtar atomik i arrestuar