Rusia merr lejen e parë për “Rrjedhën Turke”

Kompania energjetike ruse Gazprom, ka bërë të ditur se ka marrë lejen e parë nga Turqia përmes rrugëve diplomatike, për ndërtimin linjës së gazit natyror “Rrjedha Turke”, raporton AA.

Në deklaratën e kompanisë, thuhet se leja është siguruar në kuadër të takimit që u realizua në Stamboll javën e kaluar mes ministrit turk të Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak dhe drejtorit ekzekutiv të Gazpromit, Aleksey Miller.

Gjithashtu, në deklaratë qëndrojnë edhe opinionet e Miller, i cili është shprehur se leja e marrë reflekton interesimin që qeveria turke ka ndaj projektit dhe se ky është një zhvillim shumë pozitiv për Gazpromin. Sipas tij, me këtë leje do të mund të kalohet në fazën e zbatimit të projektit.

Artikulli paraprakUNICEF: 28 milionë fëmijë i kanë braktisur shtëpitë për shkak të konflikteve
Artikulli vijuesForcat ruse sulme në Halep, 28 të vdekur