Rusia mund t’i japë azil Asadit

Rusia mund t’i japë azil presidentit sirian, Bashar al Asad, nëse ai detyrohet ta braktisë vendin e tij, deklaroi presidenti rus Vlladimir Putin.

“Ishte shumë më rëndë t’i japim azil Eduard Snoudenit në Rusi, sesa që do të ishte për Asadin”, theksoi Putin.

Sipas tij, është shumë herët të tregohet nëse do të duhet Rusia ta strehojë Asadin, vendi i të cilit pothuajse pesë vjet është përfshirë nga lufta qytetare. Presidenti rus shtoi se “Rusia nuk do të lejojë që Siria të përfundojë si Iraku ose Libia”.

Artikulli paraprakBan Ki Moon dënon sulmin terrorist në Stamboll
Artikulli vijuesRrëzohet një aeroplan ushtarak i Iranit