Rusia ndalon filmin anti-islamik

Një gjykatë në Moskë ka vendosur se filmi anti-islamik që ka nxitur reagime në mbarë botën, nuk mund të shfaqet më në Rusi.

Ministria e Drejtësisë e Rusisë tha se, filmi “Pafajësia e Myslimanëve” vlerësohet si ekstremist, sepse mund të nxisë urrejtje etnike dhe fetare.

Vendimi i së hënës pason një vendim të ngjashëm të javës së kaluar nga një gjykatë në Grozni, kryeqytetin e provincës së dominuar me myslimanë, Çeçenisë.

Autoritetet ruse paralajmëruan se qasja në YouTube mund të bllokohet, nëse pronari i saj, Google, dështon t’i përmbahet urdhrit të gjykatës për ta kufizuar qasjen te filmi i prodhuar në SHBA./BS/kohaislame

Artikulli paraprakFMN: Shqipëria rrezikon nga kriza në Eurozonë
Artikulli vijuesRritet ndikimi rus, turk e izraelit në Ballkan