Sa shpesh duhet ta ndërroni sfungjerin e enëve

0
595

Është më shpesh nga sa jua merr mendja.
Nëse jeni pjesë e atyre persona që sfungjerin e përdorni për të larë enët, bufenë, tavolinën, frigoriferin dhe e zëvendësoni atë një herë në muaj, do të thotë që po gaboni.

Sipas studimit më të ri të botuat në “Scientifik Reports” ju duhet të ndryshoni zakonet tuaja të pastrimit.

Një ekip studiuesish gjermanë analizuan disa sfungjerë të përdorur dhe panë se ato përmbanin një numër të lartë bakteresh.

Ju mund të humbisni kohën duke tentuar ta pastroni atë, por gjëja më e mirë që mund të bëni është ta ndërroni atë një herë në javë.

Në sfungjerët e enëve gjenden baktere që gjenden në feçen njerëzore dhe kafshët, si dhe baktere patogjene dhe salmonela.

Studimet kanë treguar se kuzhinat kanë më shumë baktere se edhe vetë tualetet për shkak të sfungjerëve. Ato janë rezervuarët më të mëdhenj të baktereve aktive në të gjithë shtëpinë.