Sakrificë e madhe për të lënë duhanin (FOTO)

Ky duhanpirës po përdor masa drastike për të lënë duhanin. Turku Ibrahim Jycel mbyll kokën e tij në një kafaz për të mos arritur të fusë asnjë cigare në gojë.

42-vjeçari pinte dy paketa në ditë që nga mosha 16-vjeçare, sipas gazetës turke “Hürriyet”. Megjithatë, që kur babai i tij vdiq nga kanceri në mushkëri, ai ka tentuar çdo mënyrë për ta lënë cigaren, por pa sukses. Kështu, Jycel shpiku helmetën shëndetësore, e ngjashme me një kafaz zogu. Çdo mëngjes ai shkon në punë me kafaz në kokë, madje ia lë çelësat e kafazit gruas së tij, që do të thotë se vetë nuk ka asnjë mënyrë për ta hequr atë. Familja fillimisht ishte në dyshim për këtë iniciativë të çuditshme, por dita-ditës po binden se mund të funksionojë.

Megjithatë, jo të gjithë janë mësuar me pamjen e një njeriu me kafaz në kokë që lëviz rrugëve. Në videot e xhiruara nga familja e tij, ku ai shëtit rrugës bashkë më fëmijët, duket qartë reagimi që krijon te kalimtarët. /albeu/kohaislame

Artikulli paraprakTë mirat që sjell agjërimi në shëndetin tuaj
Artikulli vijuesSelimi: Nuk largohem nga Vetëvendosje