Samsung shiti më shumë smartphone se Apple

Lajme të mira për Samsungun korean – sipas analizës së Strategy Analytics, Samsung prej së voni është bërë prodhuesi më i madh botërorë i smartophonëve. Kështu nga tërë tregu sipas këtij burimi Samsungut i takon 31%, respektivisht 44.5 milion pajisje të shitura, derisa Apple 24% me 35.1 milion smartphone të shitur.

Sipas shkrimit për këtë rritje meritat më të mëdha i kanë modelet Galaxy të Samsung: Note, SII dhe Galaxy Y. Në tërësi tani Samsung dhe Apple së bashku shesin më shumë se gjysmën e të gjithë smartphoneve të botës, respektivisht kjo dyshe është më e fortë se të gjithë të tjerët së bashku.

Artikulli paraprakVëllai vret motrën
Artikulli vijuesApple do të bie