Samsung tha që do të debutojë Galaxy Note i ri më 29 gusht

Siç duket, jemi një hap më afër lëshimit të smartfonit ose tabletit të ri Galaxy Note nga Samsung. Ndërmarrja jug- koreane raportohet se ka thënë për Reuters që është duke debutuar produktin e ri Galaxy Note gjatë një ngjarjeje më 29 gusht.

“Ne planifikojmë të zbulojmë Galaxy Note të ri në ngjarjen Samsung Mobile Unpacked më 29 gusht në Berlin,” tha gjatë ditës së djeshme për Reuters një zëdhënës i ndërmarrjes Samsung.

Ky version i dytë i Galaxy Note është përfolur që do të përfshijë një ekran më të madh, prej 5.5 inçësh, një procesor dybërthamësh 1.7GHz, një kamerë prej 12 megapikselë dhe një version të ri të sistemit Android.

Sidoqoftë, përpara se dikush të vendos shpresa, AllThingsD është duke raportuar që Samsung e konfirmoi ngjarjen më 29 gusht, por nuk tha nëse ndonjë produkt do të zbulohet. “Ne mund të konfirmojmë që ngjarja do të mbahet më 29 gusht, por ne nuk mund të konfirmojmë informacionin në atë se çfarë do të zbulohet,” kishte thënë një zëdhënës i Samsung për AllThingsD.

Është e rëndësishme të thuhet që data 29 gusht është pak ditë përpara parashikimeve të bëra për lëshimin e gjeneratës së ardhshme të iPhone, që flitet se do të vijë në shtator.kohaislame

Artikulli paraprakShfaqet versioni i plotë i Windows 8
Artikulli vijuesPublikohen 4 emra të spiunëve