Sanchezi i gatshëm për Stoke Cityn

Arsene Wenger ka bërë të ditur se Alexis Sanchez mund të përfshihet në ekipin e Arsenalit për ndeshjen kundër Stoke Cityt.

Sulmuesi kilian ka munguar që prej fundit të muajit nëntor shkaku i një lëndimi në muskuj, derisa menaxheri francez nuk e ka përjashtuar mundësinë që sulmuesi të paraqitet kundër ekipit të Xherdan Shaqirit.

“Ka një mundësi që ai të jetë në ekip për të dielën. Do të kryejë edhe disa teste. E premtja dhe e shtuna do të jenë ditë të rëndësishme për të. Nuk është e pamundur që ai të përfshihet”, ka thënë Wenger.

Artikulli paraprakRrahja e fëmijëve shkakton probleme psikike
Artikulli vijuesA është bërë mjekrrosh Dardan Sejdiu?