Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahet më 8 nëntor të këtij viti, kurse gara brenda partiake ka hyrë në fazën përfundimtare për kandidatët presidencialë.
Në vijimin e garës brenda partive përkatëse për kandidatët presidencialë në kampin e demokratëve fitore në West Virginia (Virxhina Perëndimore) ka arritur Senatori i Vermontit, Bernie Sanders, ndërsa në kampin republikan, kandidati i vetëm i mbetur Donald Trump fitore shënoi në West Virginia dhe Nebraska, raporton Anadolu Agency (AA).
Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahet më 8 nëntor të këtij viti, kështu edhe gara brenda partiake ka hyrë në fazën përfundimtare për kandidatët presidencialë.
Edhe pse Sanders mbrëmë në West Virginia fitoi 16 vota të reja të delegatëve duke mbledhur gjithsej 1,469 vota, oponentja e tij dhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton vazhdon të jetë në avantazh të madh prej 2,239 vota delegatësh, duke përfshirë edhe 11 votat e fituara mbrëmë në West Virginia.
Për emërim si kandidatë presidencialë nga Partia Demokratike nevojiten 2.282 vota delegatësh.
Nga ana tjetër, në kampin e republikanëve gjërat janë shumë më të qarta, pasi që Trump ka mbetur kandidati i vetëm për emërimin, pasi më 3 maj në Indiana nga gara e mëtejshme u tërhoqën rivalët e tij Ted Cruz dhe John Kasich.