Se ç’ekziston një gatishmëri tek mileti ynë për të shprehë urrejtje ndaj arabëve!

Arian Xhezairi

Se ç’ekziston një gatishmëri tek mileti ynë për të shprehë urrejtje ndaj arabëve!

Vazhdimisht brengosem në mos ndoshta tingëlloj si avokat, ama s’dua t’i justifikoj as afganët, as arabët, as turqët, bile as shqiptarët. Çfarë vlerësojmë se është e gabuar, të tillë e gjykojmë, pa marrë parasysh nga kush veprohet.

Por e kundërshtoj edhe euforinë për avokatllik ndaj perëndimit, dhe sinqerisht mendoj se është po aq nënçmuese sa çdo tifo tjetër e bërë verbërisht ndaj cilitdo komb, shtet apo dukuri sociale.

Të dashtun, ftoj veten time dhe ju, të lejojmë të na prek dora e arsyes, se nuk urrehet (por as nuk mbrohet) një popull a një racë e tërë vetëm pse mund të duken të papërshtatshëm për botëkuptimet tona të interesave të ngushta.

Duhet të arrijmë të bëjmë dallimin e dukshëm në mes politikave shtetërore dhe zërit të popullit. Mos të përgjithësojmë asgjë dhe askënd, sepse përgjithësimet dhe paragjykimet janë të gabuara, pa fryt dhe armiku kryesor për shkatërrimin e relacioneve ndërnjerëzore.

Lus Zotin që të kemi një Xhuma të pranuar sot, të na i falë mëkatet e javës që po lëmë pas. Të largojë dallimet e parëndësishme në mes nesh dhe të na bashkojë në synime të së mirës kolektive. Të na përmirësojë ashtu që gjatë javëve të ardhshme të jemi më të dobishëm për veten dhe për të tjerët.

“Të gjithë jeni pasardhësit e Ademit, e Ademi është prej elementeve të dheut. Nuk është i pranueshëm kurrfarë dallimi në mes jush. Arabi nuk ka përparësi ndaj jo-arabit, as jo-arabi ndaj arabit! I bardhi nuk është më i mirë se i ziu, as i ziu më i mirë se i bardhi – vetëm se me devotshmëri dhe punë të mira.”
– Musnedi i Ahmedit, 22391

Paqi një fundjavë të bereqetshme. Selame.

Artikulli paraprakHorror amerikanë: Mamaja detyron dy vajza të vogla t’i bëjnë seks oral
Artikulli vijuesPoposki në Luksemburg do të diskutoj për krizën me refugjatët