Së paku 76 të vdekur gjatë përmbytjeve në Sudan

Së paku 76 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar gjatë përmbytjeve të cilat u shkaktuan nga reshjet e mëdha të shiut në Sudan, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportojnë se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Civile thekson se 13 prej 18 provincave sudaneze aktualisht janë prekur nga reshjet e shiut. Sipas mediave lokale mijëra shtëpi janë shkatërruar, ndërsa lumi Nil arriti nivelin e tij më të lartë brenda një shekulli.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në vitin 2013 shkaktuan vdekjen e më shumë se 70 personave në Sudan.

Artikulli paraprakDjegia milionëshe e librave shkollorë në Kosovë
Artikulli vijuesMbahet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Rio 2016