Paneta: Në Siri të intervenohet me mbështetjen e OKB-së

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta, tha se çdo veprim ushtarak në Siri do të kërkojë mbështetjen e OKB-së.

Paneta tha se “unë nuk mund të parashikojë”, përfshirjen ushtarake amerikane në Siri pa autorizimin e OKB-së.

Paneta i bëri këto deklarata deri sa po udhëtonte për në konferencën e mbrojtjes në Singapor, ku situata në Siri do të jetë një nderë temat që do të diskutohen.

Këto komentet Paneta i bëri pasi shumë vende dhe OKB-ja dënuan masakrën në qytetin sirian Houla që ndodhi të premten e kaluar ku u vranë më shumë se 100 persona, shumë nga ta fëmijë.

OKB tha se disa nga viktimat ishin vrarë nga granatimet, por se shumica ishin ekzekutuar. Shefi i OKB-së Ban Ki-mon dhe Sekretari i Jashtëm britanik Villiam Hejg paralajmëruar Sirinë që incidente e tilla mund të zhysin Sirinë në një “luftë civile”./zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakMasakron partnerin në video, në kërkim aktori i filmave gay
Artikulli vijuesGërrhitja (dhe apnea e gjumit)