Qumështi i bletës i quajtur ndryshe xhelatina mbretërore është një lëng i bardhë me vlera të larta ushqyese, që del nga gjendrat e faringut, nga koka e bletave të vogla punëtore për ushqyerjen e larvave punëtore, meshkujve në fazën e parë dhe larvave të mbretëreshës.
Vetitë kuruese
Aktivizon gjëndrat seksuale, shton nivelin e hormonit të shtatzanisë “Progesterone” dhe të hormonit mashkullor “Testosterone”, forcon sistemin riproduktiv duke shtuar pjellprinë (mundësinë për të lindur fëmijë).
Është i dobishëm për kurimin e zmadhimit dhe infeksionit të prostatit, përmirëson funksionet e mëlçisë dhe veshkave dhe shton përqindjen e albuminës dhe glukogjenit në mëlçi. Ka rëndësi të veçantë në kurimin e infeksionit viral të mëlçisë.
Gjithashtu normalizon nivelin e kolesterolit dhe yndyrave të trefishta në gjak, rrit prodhimin e rruazave të kuqe dhe të bardha të gjakut dhe rrit numrin e pllakave të gjakut, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në mpiksjen e gjakut kur pritesh apo plagosesh. Hap oreksin dhe vepron në ngritjen e peshës së trupit, duke u konsideruar si: “Ushqimi gjigand”.
Rifreskon memorien dhe fuqizon organizmin në përgjithësi./kumti.com