Serbët provokojnë Sanxhakun me masakra të reja

Në komunën Bratunac, serbët në dasmë e në festa fetare kanë kënduar këngë nacionaliste duke përmendur masakrat siç ishin ato në Vukovar dhe në Srebrenicë.

Në një video të kanalit “You Tube” që është publikuar incizimi i turpshëm dhe luftënxitës, gjatë një ahengu gjithë popullor të festës së “Shën Makavisë”, ata kanë kënduar këngë me përmbajtje tejet armiqësore dhe çetnike, me fjalët: “Oj, Pazaru novi Vukovaru, a Sjenice druga Srebrenice”, ( Novi Pazari si Vukovari dhe Sjenica si Srebrenica).

Bashkësia Demokratike Boshnjake në Bratunac ashpër e dënon këtë sjellje dhe shprehje fashizoide të serbëve në Bratunac, raporton agjencia e lajmeve INA.

Në reagim të kësaj bashkësie në vazhdim thuhet: “Është e pashembullt dhe jashtë të gjitha normave të civilizimit njerëzor glorifikimi i gjenocidit dhe spastrimit etnik dhe aq më tepër është kjo e rrezikshme të bëhet në Ballkan, ku akoma mjekohen plagët e viteve të nëntëdhjeta dhe varrosen gratë e pafajshme, fëmijët dhe burrat e vrarë nga ana e kriminelëve çetnik”.

“Skajshmërisht është mesazh i rrezikshëm të identifikimit dhe krahasimit të Novi Pazarit me Vukovarin dhe të Sjenicës me Srebrenicën, sepse ky është apel për rekrutimin e mendjeve të sëmura të cilët përsëri do të bënin krime, vrasje, dhunime, plaçkitje e grabitje, dhe shkatërrimin e shenjtërive të tjerëve dhe të pronës private vetëm e vetëm pse janë pjesëtar të komunitetit tjetër fetar”, thuhet më tej në reagim.

Mekanizmi e nxitjes së urrejtjes ndëretnike kanë qenë hyrje në luftërat e përgjakshme të viteve të nëntëdhjeta në hapësirat e ish Jugosllavisë, ku nga tribunat e stadiumeve është madhëruar tradita e turpshme çetnike dhe egërsia e tyre duke ftuar për qërim hesapesh me pjesëtarët e komuniteteve tjera fetare.

Bashkësia Demokratike Boshnjake kërkon nga autoritetet e Serbisë që të mbrojë qytetarët e vet si dhe të distancohen nga këto thirrje jo njerëzore. (INA)/kohaislame

Artikulli paraprakMbahet protesta “Ne jemi R4ABIA!” në Shkup
Artikulli vijuesTragjedia e fëmijëve sirian