SERBIA NË PRAG TË FALIMENTIMIT

Paratë e arkës së shtetit për rroga e pensione mjaftojnë vetëm për gushtin. Qeveria e re trashëgon nga paraardhësja ekonominë e shkatërruar. Sipas analistëve, pa aplikimin e masës së kursimeve dhe ndihmën e FMN-së, Serbinë e pretë fati i Greqisë.

Kandidati për ministër i Financave dhe Ekonomisë së Serbisë, Mladan Dinkiq, për DË thotë se në buxhetin serb ka para për të paguar vetëm pagat dhe pensionet deri në muajin gusht. Qeverisë për këtë arsye do t’i duhet të marrë hua të tjera. Dinkiq ka thënë se paratë për këtë qëllim ndoshta do të merren nga kreditë për investimet. Sipas tij, planifikohet që një pjesë e kredisë ruse për hekurudhat, që arrin gjithsej vlerën 800 milionë, të kalohet në buxhet si dhe një do të kërkojë që një pjesë e fondeve të marra nga FMN-ja të kalojë gjithashtu për nevojat e buxhetit.

“Qeveria e vjetër i ka lënë trashëgim qeverisë së re në sferën ekonomike financa publike të shkatërruara, një duzinë institucionesh të panevojshme dhe shumë zgjidhje të këqija ligjore”, ka thënë Aleksandar Stefanoviq, i qendrës për Tregun e Lirë. Të dhënat që në buxhetin për paga dhe pensione ka para vetëm deri në gusht, tregojnë se në pjesën e parë të vitit është harxhuar shumë më tepër se sa ka qenë e mundur realisht, thotë Stevanoviq.

Situata, për të cilën flet Mladan Dinkiq, në të cilën paratë për investime, apo paratë e FMN-së do të kalojnë në buxhet, gjithsesi nuk është situatë e mirë, paralajmëron Stevanoviq. “Kjo nuk është zgjidhje e mirë e ne nuk mund ta fshehim, se vitet e ardhshme nuk do të ndodhë asgjë më e mirë. Vetëm kursimet e shpëtojnë Serbinë dhe reformat, që për një afat prej 3 deri 4 vjeçar do të na nxjerrin nga kjo gjendje. Duke patur parasysh deklaratën, se duhet të marrim më shumë hua, nuk kam parë ndonjë vendosmëri të madhe për të shkuar në këtë drejtim dhe prandaj kam frikë se nuk do të bëhet sa duhet, për të ulur shpenzimet.”

Derisa të vazhdojë mashtrimi i opinionit për gjendjen e vërtetë të ekonomisë serbe, kam frikë se do të përfundojmë në tragjedinë greke, thotë Sasa Gjogoviq, nga instituti për Hulumtimet e Tregut dhe shton se Serbia praktikisht është në bankrot. “Ne mund të themi se Serbia, pa ndihmën e FMN-së, ndodhet tashmë në këtë fazë paraprake të këtij falimentimi. Sepse përderisa nuk je në gjendje të përmbushësh detyrimet ndaj të gjithë përdoruesve të buxhetit, pa hyrë më shumë në borxh, por do të kesh gjithnjë e më pak kredidhënës, që do të ndihmojnë, do të thotë se gradualisht hyn në fazën e bankrotit. Dhe për të shmangur që edhe formalisht të hysh në fazën e bankrotit, është e nevojshme mbështetja e FMN-së, e cila hyn garant për zbatimin e një politike të re ekonomike”, ka thënë Gjogoviq.kohaislame

Artikulli paraprakPESËDHJETEGJASHTË TË VRARË NË SIRI
Artikulli vijuesBota përgatitet për një krizë të re ushqimesh