Serbia të mos ëndërrojë ëndrrat e të kaluarës

Bashkimi Evropian kërkon nga Serbia që të ndalojë së ngulfaturi veten dhe fqinjët, të ndalojë së ëndërruari ëndrrat e të kaluarës, si dhe të jetojë të ardhmen – ka deklaruar raportuesi i Parlamentit Evropian për shtetin serb, Jelko Kacin.

Ai ka thënë se ardhur koha që rajoni të lirohet nga e kaluara dhe të punohet për një të ardhme më të mirë të të gjitha shteteve të rajonit.

Duke folur për bisedimet Beograd-Prishtinë, ai ka theksuar se bëhet fjalë për dy partnerë dhe se duhet të krijohet një klimë më e mirë, për të biseduar për gjëra më të mira.

Sa i përket marrjes së datës për negociata në mes të Serbisë dhe Bashkimit Evropian, Kacin ka deklaruar se BE-ja do të përcjellë me vëmendje sjelljen e qeverisë së tanishme. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakTHËNIE TË URTA NGA SHEJH SHA’RAV
Artikulli vijuesAsad: Siria do të mposhtë “komplotin e huaj”