Serwer: Evropa ka qasje raciste ndaj shqiptarëve

Eksperti për çështjet në Ballkan, profesori Daniel Serwer, i cili konsultohet shpesh nga Shtëpia e Bardhë për politikat në Ballkan, në një ligjëratë që pati me studentët e Kosovës që po qëndrojnë në një vizitë studimore në Washington Spring School, ka thënë se “Evropa ka qasje raciste ndaj shqiptarëve”.
Ai ka bërë këto komente duke folur për vonimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, proces ky i cili sipas prof Server, është i sterevonuar dhe i pa justifikueshëm nga Evropa.
Në takimin me studentët që po udhëhiqet nga prof Dr. Faton Bislimi, në ligjëratën e tij Daniel Serwer, duke folur për zhvillimet në Kosovë ka thënë se hapja e kufijve në Ballkan është hapje e “Kutisë së Pandorës”.
“Nuk mund te ketë as ndarje te Kosovës e as bashkim me Shqipërinë, ndryshimi i kufijve është hapje e Kutisë se Pandores dhe kjo nuk i duhet Amerikës dhe aleateve tanë ne Evrope”, ka thënë Server.
Duke folur për Gjykata Speciale, ka vlerësuar se Gjykata Speciale është rezultat i dështimit te sistemit gjyqësor te Kosovës ne njërën ane, dhe përkushtimit dhe insistimit serb tek ndërkombëtaret qe kjo te behet, ne anën tjetër, transmeton lajmipress.
”Zhvillimi i Kosovës varet nga përgjegjësia qe marrin Kosovaret për fatin e tyre dhe nga vendosmëria e tyre për te çuar ne vend idealet qe kane pasur”, ka thënë Serwer, duke shtuar se ” Çështja shqiptare sot nuk është prioritet në Washington. Fatkeqësisht, ka shume prioritete me te mëdha me te cilat ballafaqohet politika e jashtme amerikane tani – si ISIS, Korea e Veriut, Irani, etj”
”Prandaj, sot me shume se kurrë shqiptaret duhet te punojnë intensivisht ne Washington qe te mbesin sa me larte ne agjendën Amerikane dhe te kenë përkrahjen e Washingtonit ne vazhdimësi…”, ka thënë profesor Server.
Prof Dr. Faton Bislimi, vlerësimet dhe ligjëratën e prof Daniel Serwer, si njeriu që ka qenë dhe mbetet krye-ekspert për çështjen shqiptare për Ballkanin në Washington, e ka vlerësuar të “dhimbshme për diplomacinë në Kosovë”.
Artikulli paraprakNë New York, hapet ekspozita e veprave të artit të bëra nga rrjeti i merimangës
Artikulli vijuesWikileaks publikon të dhënat e vjedhura nga Sony Pictures