Serwer: Formimi i Ushtrisë së Kosovës e vetmja deklaratë e qartë nga Washingtoni

Beograd, 13. maja 2016. -Nezavisna Republika Srpska znacila bi podelu Bosne i Hercegovine, a jedan deo te zemlje bi verovatno postao radikalizovan, sto SAD ne zele, izjavio je danas profesor Univerziteta Dzon Hopkins Danijel Server (na slici) na konferenciji magazina Njuzvik u Beogradu. FOTO TANJUG/ DRAGAN KUJUNDZIC/ nr

Analisti amerikan Daniel Serwer në një intervistë për mediat në Bosnjë ka folur për rolin e administratës së Trump për rajonin duke thënë se deklarata më e qartë deri më tani ajo për formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Nuk e di çfarë të pres. Administrata e re ka thënë fare pak për Ballkanin dhe asgjë me sa di unë rreth Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilat këto ditë nuk janë në listën e prioriteteve të Washingtonit. E vetmja deklaratë e qartë është ajo e Sekretarit të Mbrojtjes, i cili e mbështet krijimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (vj. e jonë: Forcave të Armatosura të Kosovës)” ka thënë Serwer.

I pyetur se cfarë do ta këshillonte Trumpin, Serwrr ka thënë se shumëçka ka ndryshuar për të mirë në Ballkan që prej viteve 90’të.

“SHBA’të duhet të përkushtohen me gjithë zemër që të përfundojnë procesin duke u ndihmuar vendeve të mbetura që të kualifikohen për anëtarësim në BE dhe nëse duan edhe në NATO. Do të thosha se kjo është rruga më e shkurtër dhe më pak problematike për një paqe të qëndrueshme dhe afatëgjatë” ka thënë ai.

Artikulli paraprak“Ballkani nuk është prioritet i Donald Trump”
Artikulli vijuesDikush po e sfidon Shpend Ahmetin (Foto)