Shaqiri në Borussia, në vend të Götze-s?

Trajneri i Dortmundit. Jürgen Klopp në listën e tij të dëshirave ka dy futbollistë që do të plotësonin mungesën e Götze-s dhe Lewandowskit. Ata janë: Shaqiri dhe Manxhukiq Keystone

Shaqiri mund të jetë një rast i mirë për të bërë “trampë” në mes të dy klubeve më të mëdha gjermane, Bayern dhe Borussia Dortmund.

Siç shkruan Sport Bild, xhuxhi magjik fare lehtë mund të ndërrojë radhët duke shkruar në Borussia Dortmund ku do të zëvendësonte yllin gjerman të këtij klubi, Mario Götze, i cili sipas të gjitha gjasave do ta lëshojë Dortmundin për të kaluar në “skuadrën armike”, FC Bayern. Edhe ylli tjetër i Borussias, Lewandovski ndoedhet tashmë në listën e blerjeve të mëdha të kampionit të Ligës së kampionëve, FC Bayern, transmeton albinfo.

Borussia Dortmund, sipas burimit në fjalë do të tregohej e gatshme për negociata me Bajernin në rast se klubi nga Munihu, veç shumës për Lewandowskin do të japë edhe njërin nga yjet e skuadrës. Ndërsa trajneri i Dortmundit. Jürgen Klopp në listën e tij të dëshirave ka dy futbollistë që do të plotësonin mungesën e Götze-s dhe Lewandowskit. Ata janë: Xherdan Shaqiri (për Götzen) dhe Mario Manxhukiq (për Lewandowskin).kohaislame

Artikulli paraprakShqipëria rezerva nafte më shumë se BE
Artikulli vijuesPolicia e Kosovës arreston personin që shiste gruan si prostitutë (VIDEO)