SHBA: 349 ushtarakë të vetëvrarë

Shtohen vetëvrasjet në Ushtrinë Amerikane. Sipas Pentagonit jane 349 ushtarakë, burra e gra qe kryen vetevrasjen vitin e kaluar, shifra më e lartë se numri i trupave të vrarë në luftime.

Numri është rritur nga 301 të vetevrare në 2011. Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta i cilesoi “epidemike”, prirjen që Pentagoni nuk është në gjendje ta kontrollojë.

Udheheqesit ushtarake amerikane vendosen në krye të përparesive, parandalimin e vetevrasjeve. Për ekspertet, shkaku kryesor është stresi dhe alkooli. Sipas tyre, shumë ushtarë, marinarë dhe marinsë u përballen me një të ardhme të pasigurt, pas përfundimit të Luftës në Irak apo Afganistan, që do të përfundojë vitin e ardhshëm./tch/kohaislame

Artikulli paraprakKS i OKB-së mbështet Francën për intervenimin ushtarak në Mali
Artikulli vijuesKufiri i Kashmirit, Pakistani akuzon Indinë