SHBA: Dënohet një shqiptar me 15 vjet burg, vetëm që deshi të shkojë në Pakistan

SHBA: Dënohet një shqiptar me 15 vjet burg, vetëm që deshi të shkojë në Pakistan.

Banori i qytetit të Nju Jorkut, Agron Hasbajrami, është dënuar me 15 vjet burg për shkak se ishte përpjekur që të shkoj në Pakistan, për t’iu bashkuar një grupi kryengritës (i akuzuar nga SHBA-të si grup xhihadist).

Këtë dënim ia shqiptoi një gjykatë federale në Bruklin.

Agron Hasbajrami, 28 vjeçar, shtetas i Shqipërisë dhe banor në Shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar, është shprehur se ndjehet fajtor për dërgimin e mbështetjes materiale për kryengritesit.

Prokurorët thonë se ai kishte dërguar 1 mijë dollarë jashtë Shteteve të Bashkuara, për t’i ndihmuar aktivitetet rebele në Pakistan dhe Afganistan dhe gjoja kishte komunikuar me dikë në Pakistan, i cili i ka thënë se ishte anëtar i një grupi të armatosur, që ka vrarë ushtarë amerikanë.

Autoritetet, poashtu, thonë se ai e kishte shprehur dëshirën për të vdekur si martir, raporton agjencia AP.

Agron Hasbajrami ishte arrestuar në vitin 2011, në aeroportin Kennedy në Nju Jork, derisa përpiqej të shkonte në Pakistan. 

Më 5 shtator 2011, Hasbajrami bleu një biletë pa kthim për në Turqi dhe nga komunikimet e tij me email rezultonte se ai do të shkonte në zonat fisnore kufitare të Pakistanit. Të nesërmen ai u arrestua në aeroportin John F. Kennedy në Nju Jork. Pas arrestimit në banesën e tij nuk u gjet asgjë tjetër si provë përveç një shënimi ku thuhej “mos prit për pushtimin.

 

Artikulli paraprakIndi: Zotim për pëgjigjje ndaj sulmit të Pakistanit
Artikulli vijuesWP: Esadi dhe SHBA-të, të verbër ndaj realitetit në Siri