SHBA dërgon raketa dhe aeroplan shtesë në Irak për të luftuar muslimanët

Shtetet e Bashkuara kanë rritur dërgesat e raketave ajër-tokë dhe të avionëve të telekomanduar në Irak, për shkak të shqetësimeve për rritje të dhunës atje.
Zyrtarët në Uashington kanë thënë se 75 raketa Hellfire tashmë janë dërguar dhe se dhjetë aeroplanë pa pilotë do të transportohen në fillim të vitit të ardhshëm.

Gjatë vizitës në Washington, muajin e kaluar, kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, ka kërkuar pajisje shtesë, për të ndihmuar forcat irakiane të sigurisë që të kryejnë operacione kundër militantëve.

Këtë vit, Iraku ka parë dhunën më të keqe sektare qysh më 2006-2007, kur dhjetëra-mijëra njerëz janë vrarë në përleshjet midis myslimanëve sunitë dhe shiitë. /REL/

Artikulli paraprakE përbashkëta e Gazetës Express dhe Millosheviçit
Artikulli vijues20 aplikacionet më të mira të vitit në Android